Shfrytëzonin zhavorin e lumit Drino, bllokohen kamionët e lazaratasit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 09:40
Gjirokaster- Tre automjete të tonazhit të rëndë janë bllokuar mbrëmjen e djeshme teksa po merrnin zhavor në mënyrë të paligjshme në basenin e lumit Drino.“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se mjetet ishin për llogari të firmës Aliko Ndërtim, sh.p.k,me administrator Drini Aliko nga Lazarati” thuhet në njoftimin e policisë së qarkut të Gjirokastrës. Ndërkohë që vazhdon puna hetimore për verifikimin e gjith aktivitetit dhe aseteve të kësaj firme.Ky operacioni kryhet në kuadër të masave për parandalimin e shfrytëzimit të paligjshëm të inerteve në basenin e lumit Vjosë e Drino.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter