Çudia në fshatin Gurrë e Vogël në Mat, protestohet kundër ujit të pijshëm

Mat - Dhjetëra banorë të fshatit Gurrë e Vogël në rrethin e Matit janë grumbulluar në shenjë proteste kundër rikonstruksionit të ujësjellësit të ujit të pijshëm. Ata ngrenë pretendimin se rikonstruksioni i këtij ujësjellësi, do të mblidhte gjithë ujin në burimin e "Lugut të zi" dhe do t'i linte ata pa ujë vaditës.Sipas tyre është më e rëndësishme që ai ujë të përdoret për vaditje se sa për të pirë, ndaj thonë se nuk do të ndalen me protesta deri sa të pezullohet projekti i cili tashmë ka nisur dhe është i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.I kontaktuar kryetari i Komunës Gurrë, Mustafa Celami, tha se pretendimi i banorëve të fshatit Gurrë e Vogël është i padrejtë pasi aty nuk po ndërtohet një ujësjellës i ri, por po i bëhet një rikonstruksion atij ekzistues. Sipas tij, banorët e këtij fshati duan t'i shmangen pagesës së ujit të pijshëm pasi me rikonstruksionin e ujësjellësit, do të vihen edhe matësat, gjë e cila i pengon ata të përdorin ujin e pijshëm për vaditje.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter