Vrasja te ish-blloku për muzikën e lartë, në gjykatë Maren Tufa
Tiranë-Prokuroria e Tiranë ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kërkesën ndaj shtetasit Maren Tufa, i akuzuar për “vrasje me paramendim” të shtetasit Elton Pojani.Ngjarja ka ndodhur në 9 Mars 2014 në zonën e Bllokut, në Tiranë. Sipas hetimit, shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një zënkë për motive të dobëta.Pak ditë para ngjarjes, autori i dyshuar dhe viktima, i cili ishte pronar i një lokali në Bllok, kanë debatuar ashpër për faktin se lokali kishte muzikë të lartë. Ky debat verbal ka vijuar edhe në ditën e ngjarjes, e cila ka përfunduar me vdekjen e shtetasit Elton Pojani.Pojani është goditur nga autori i dyshuar Maren Tufa disa herë me thikë në qafë dhe në gjoks. Pas ngjarjes, autori është dorëzuar vetë në Komisariatin e Policisë nr. 2, Tiranë, ku ka pranuar autorësinë.Kronika e vrasjes së Pojanit më 9 mars 2014