Akademia e Arteve në Shkodër kthehet në fakultet, s'do mbyllet
Shkoder- Akademia e Arteve në Shkoder nuk do të mbyllet, por do të funksionojë me një organizim të ri.Ka qënë ky lajmi që ka ndarë me të gjithë studentet dhe qytetarët e Shkodres, rektorja e kësaj akademie Ikbale Bushati.Përmes një konference për shtyp ajo ka zbardhur vendimin e këshillit të ministrave, duke sqaruar se tradita qindra vjeçare e Shkodres në art dhe kulturë do të vijojë të rritet edhe më tej përmes këtyre auditoreve."Akademia nuk do të mbyllet. Do të ketë strukturën e një fakulteti, reduktim të stafit, derisa të plotësohen disa kushte, si ambjentet. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë u vendos përfundimisht të mos mbyllet" tha Bushati.Bushati u ndal edhe tek puna e bërë në këto 2 vitë të funksionimit të akademisë, që nga kurrikulat mësimore e dëri tek bashkëpunimet me institucione të tjera brenda dhe jashtë vendit.Me një vendim të qeverisë Berisha, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërise, kryeqendrës së veriut ju bë dhuratë hapja e Akademisë së Arteve, kjo duke u bazuar në traditën qindra vjeçare që Shkodra ka patur në art e kulturë.Aktualisht në këtë Akademi studiojnë 81 studentë në programet: Violinë, piano, kanto, kompozim, dirigjim, pikturë, pikturë grafike, dekoracion, pedagogji muzikore, violinçel, kontrabas, dhe kitar.Ora news. tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter