Mblidhet Këshilli Bashkiak i Lezhës, Këshilltarët: Të ulëta arkëtimet nga taksat vendore
Lezhë - Problemet me të cilat përballen qytetarët e Lezhës i ka paraprirë mbledhjes së Këshillit Bashkiak. Balta dhe pluhuri në bllokun e pallateve pranë lagjes 11 janari, të ardhura pas reshjeve të shiut të ditëve të fundit, janë vlerësuar shqetësuese për keshilltarët, duke kërkuar ndërhyrjen e bashkisë.Vjeljet e taksës për hapësirat publike dhe objektet me qira të dhëna nga Bashkia e Lezhës kanë qenë çështje të tjera që kanë marrë vëmendjen e këshilltarëve. Për këta të fundit, ka shmangie për subjekte të ndryshme dhe mungesë transparence nga ana e bashkisë.Këto çështje pritet që të jenë objekt i diskutimeve edhe në sesionin e ri të Këshillit Bashkiak të Lezhës që nis në shtator, ku do të kërkohen edhe ndryshime fiskale në zërat e të ardhurave.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter