Nga Athina në Tiranë, 62 kg kontraceptivë oral kontrabandë
Rinas-Autoritetet doganore të Aeroportit të Rinasit kanë sekuestruar rreth 62 kilogramë ilaçe kontrabandë. Ilaçet e llojit MICROCEPT (kontraceptivë oral) vinin nga Athina me destinacion Shqipërinë.Sipas njoftimit të Drejtorisë së Doganave ilaçet ishin të vendosura në dy valixhe me ngjyrë blu të errët dhe valixhet ishin nën pronësi të shtetiasit me inicialet S.Y.Në momentin e mbërritjes rreth orës 17:30 personi nën vezhgim, pasi kreu procedurat e kufitar, ka vazhduar të lëvizë në drejtim të daljes nga zona doganore pa marrë me vete bagazhet.Me pas nga ana e Autoriteteve Doganore të Degës së Doganës Rinas, në bashkëpunim me strukturat e specializuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u bë verifikimi i bagazheve dhe nëpërmjet skanimit me rreze X u dyshua se në to ndodheshin sasira të konsiderueshme të dyshuara si medikamente.17375 paketa medikamentet MICROCEPT ndodhesin në valixhe me nga 21 tableta në cdo tablet , në një total prej 364875 tableta me një peshë totale prej 61,950 kilogramë.Sekuestrimi i medikamenteve u bë pas marrjes së informacioneve në rrugë operative nga nga Drejtoria e Informacionit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.Nga ana e e Autoriteteve Doganore të Deges së Doganës Rinas u bë bllokimi i sasisë së mallit për të vazhduar procedurat e nevojshme ligjore.