VIDEO-SKANDAL Marshi i Komandove grekë: 'Do pimë gjak shqiptar dhe turk'
Greqi – Një video e forcave komando greke LOK, që stërviten duke kënduar marshe ushtarake antishqiptare e antiturke po qarkullon në "Youtube" dhe në rrjetet sociale që nga 15 korriku i këtij viti.Në këtë video shfaqen trupat e Batalionit Komando që thërrasin “Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari.”Mediat greke që e kanë publikuar dhe komentuar të parat këtë video, shkruajnë se tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke," "Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi. ndërsa ofendojnë Turqinë.Kjo nuk është hera e parë që një video e tillë e komandove greke publikohet, pasi tashmë është fakt që në ushtrinë greke të tilla marshe frymëzuese këndohen hera herës.Po ashtu, mediat greke kanë përsëritur faktin se ashtu siç ndodhi në 2010-ën, në festën kombëtare të Greqisë, edhe këtë herë kjo video mund të shkaktojë incident diplomatic ndërmjet Greqisë nga njera anë Maqedonisë, Shqipërisë e Turqisë.Batalioni i Komandove LOK që vepron në terrene malore, është krijuar në 20 janar 1947.(Video: Ja videoja e ushtarëve grek e publikuar në Youtube)Oranews.tv