Gjirokastër, palët në konflikt zgjidhin problemet pa shkuar në gjykatë
Gjirokastër - 460 raste ndërmjetësimi janë paraqitur prej 2 vitesh e gjysmë pranë Zyrës së Ndërmjetësimit e cila funksionon pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Sipas përfaqësuesve të kesaj zyre çështjet që kanë pasur nevojë për ndërmjetësim kanë qenë kryesisht civile.Lindita Luzo, koordinatore e kësaj zyre thotë se mbi 85 % e rasteve të drejtuara në këtë zyrë janë zgjidhur me sukses. Sipas saj qëllimi i zyrës është të jetë ndërmjetës midis palëve në konflikt për zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që ata të mos i drejtohen sistemit gjyqësor.Zyra e Ndërmjetësimit në Gjirokastër u mundësua falë mbështetjes së USAID dhe financuar nga Programi i Forcimit të Drejtësisë në Shqiperi (JuST). Projekti zbatohet nga Qendra Komunitare Multifunksionale në Gjirokastër, ndërsa kjo zyrë është e treta në Republikë pas asaj në Durrës dhe Korçë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter