Berat, jeta mes mushkonjave dhe infeksioneve, pa kanalizim të ujërave të zeza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2014, 13:48
Berat - Lagja Uznovë në qytetin e Beratit përballet prej vitesh me mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe ujërave të ndotura, të cilat kalojnë në sipërfaqe të hapura duke u kthyer në një rrezik për banorët. Ky kanal është kthyer në portën pritëse të ujërave të zeza që derdhen nga vetë banorët e zonës për arsye se prej vitesh nuk kanë kanalizime.Banorët thonë se ky kanal ka rreth 20 vjet që është në këtë gjëndje, ndërkohë bashkia e Beratit, ndonëse ka dijeni për gjendjen e tij, vetëm bën premtimeNë stinën e verës, jetesa në lagjen Uznovë bëhet e pamundur për shkak të aromës së keqe si dhe prezencës masive të mushkonjave.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter