Vjedhja në BSH, në burg dhe ish-drejtori i Thesarit, Avokati: I pafajshëm
Tiranë-Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë "arrest me burg" për të ndaluarin e 10-të që akuzohet për vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, Dorian Collakun, ish-Drejtori i Thesarit.Çollaku mbërriti në gjykatë rreth orës 10: 30 minuta.Pas seancës gjyqësore Avokati i Dorian Çollakut, Ramiz Billa deklaroi se do të ankimonte vendimin sepse ka prova që klienti I tij është I pafajshëm."Akuza e shpërdorimi detyre nuk qëndron. Kemi prova për pafajësinë" u tha ai gazetarëve.Sipas Prokurorisë Dorian Çollaku bazuar në një vendim të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë të vitit 2012, kishte për detyrë të ndërmerrte nismat për nxjerrjen e akteve nënligjore rregulloreve dhe udhëzimeve përkatëse për funksionimin e Departamentit që drejtonte.Por, ka rezultuar se, që prej 1 Janarit 2013 deri në Mars 2014, ky shtetas nuk ka ndërmarrë asnjë nismë të tillë, duke krijuar në këtë mënyrë mundësi për abuzime.Çollaku u vetëdorëzua mëngjesin e 6 gushtit në polici, pas lëshimit të urdhër ndalimit.Policia e Tiranës duke njoftuar ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për Dorian Çollakun, 34 vjec, banues në Tiranë thotë se akuzohet për veprat penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 135 dhe 248 te Kodit Penal.(Në video: Momenti kur Çollaku hyn në gjykatë)(Në foto ish-drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku)