Islami nga PD akuzon Ramën, Edi i përgjigjet në PD: Virgjëria demokratike ngeli në dorën tënde
Tirane- Për herë të parë nga selia e Partisë Demokratike, Kastriot Islami, ish deputeti socialist, denoncoi heshtjen e gjatë të kryeministrit Rama për inkriminim e Parlamentit.Islami tha se ngjarja e shëmtuar nuk është konceptuar e parafabrikuar para 28 ditësh, por prej 15 vitesh, që kur Rama në krye të bashkisë së Tiranës grumbulloi rreth vetes vetes seksere e njerez më të kaluar të dyshimtë.Pak kohë më pas erdhi edhe reagimi i kryeministrit, i cili përmes një postimi në Twitter ironizoi deputetin i cili në zgjedhjet e 23 qershorit iu bashkua PD.Reagimi i Islamit“Pas retorikës së Ramës me kërcenime verbale dhe me fjalor të pistë për gati 9 muaj, më së fundmi, 28 ditë më parë, pamë e dëgjuam, me zë e me figurë, në sytë e mbarë publikut, orkestimin nga Rama të veprimeve të dhunshme të kësaj aleance kriminale.Individë të dënuar për vepra nga më të rëndat penale, orkestrohen të godasin, të kërcënojnë me jetë opozitën, në përpjekjen më të papranueshme në një demokraci, për ti mbyllur gojën kundërshtarit. Gjithcka eshtë bërë transparente për publikun shqiptar dhe partenrët ndërkombëtarë. Provat e faktet janë të pakundërshtueshme.Edi Rama nuk është distancuar. Rama hesht. Rama nuk reagon.Pozita e Ramës është e dyfishtë, ai është organizator i kësaj qeverisje të interesave të oligarkisë por edhe peng i banditizmit. Sa më shumë ditë kalojnë në heshtje, aq më shumë Edi Rama dhe aleanca e tij kriminale shtrijnë duart në cdo institucion e zyrë, por gjithashtu aq më shumë humbasin legjitimitetin.Mesazhet e opozitës që bien në veshin e Ramës që nuk do të dëgjojë janë më shumë për publikun, për socialistët e demokratët, për të majtët e të djathtët, pa dallim sepse vija e tyre e ndarjes së thellë është me oligarkinë, kriminalitetin dhe banditizmin që sot drejtohen e orkestrohen nga Edi Rama.” tha IslamiReagon Rama
• Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter