2 mln euro mashtrim me TVSH, arrestohet i nënti, i fundit në kërkim
Tiranë- Vihen në prangat e policisë së kryeqytetit personi i një grupi prej 10 shtetasish të akuzuar për mashtrim me pagesat e TVSH-së.Estref Dedja, 53 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë u ndalua sot, pasi Gjykata së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Fallsifikim i dokumentave", "Fshehja e te ardhurave", "Mashtrim" dhe "Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin".Sipas policisë së Tiranës, Dedja dhe 9 personat e tjerë, të gjithë përfaqësues biznesesh kanë krijuar skema mashtruese të kompanive të tyre, duke hapur dhe mbyllur përfaqësitë e tyre në biznes, me qëllim përfitimin nga pagesa e TVSH-së. Përmes skemës së mashtrimit ata kanë përfituar deri në 2 milionë euro nga pagesa e TVSH-së.Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar përgjatë muajve Qershor – Korrik 2014 ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për 9 shtetas, për veprat penale "Falsifikim i dokumenteve", “Falsifikim i vulave, stampaveose formularëve”, "Fshehja e të ardhurave", "Mashtrim", "Krijim i skemave mashtruese lidhur me tatimin" .Policia ka ekzekutuar vendimet penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masat e sigurisë “Arrest me burg” për 6 shtetas:1. Elton Beqiraj,39 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. U ndalua nga policia në datë 23.07.2014.2. Henri Derani,31 vjeç.U ndalua nga policia në datë 15.07.2014.3. Arjan Karaj,41 vjeç,lindurdhe banues ne Selitë tëTiranës. U ndalua nga policia në datë 29.06.2014.4. Marjon Gjerazi, 36 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. U ndalua nga policia në datë 15.07.2014.5. Evangelos Mantas, 68 vjeç, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, me shtetësi dhe kombësi greke.U ndalua nga policia në datë 18.07.2014.6. Arjan Beraj,19 vjeç, lindur në Tropojëdhe banues në Tiranë.U ndalua nga policia në datë 04.08.2014.Ndërkaq për dy shtetase të tjera, E.L. dhe A.K. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprat penale të “Mashtrimit”,”Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin”, “Falsifikimi i dokumentave”dhe “Fshehja e të ardhurave”.Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim dhe anëtarin e 10 të grupit, Gramoz Sejati, 44 vjeç dhe po punon për kapjen e tij, pasi Gjykata ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg".Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter