Shkodër, rriten kërkesat, posta shkurton filialet

Shkodër - Ndarja e pensioneve në qytetin e Shkodrës po shoqërohet me radhë dhe pritje në mes të vapës për pensionistët. Në reagimin e tij përballë ankesave të pensionistëve, drejtori i filialit të postës Shkodër, Shkelzen Berisha, thotë se shpërndarja e pensioneve bëhet përmes një grafiku dhe nuk ka pse të krijohen radhë përpara sporteleve.Berisha thekson se ata pensionistë që e kanë të pamundur t'i drejtohen sporteleve, mund të aplikojnë me një kërkesë pranë postës që pensioni t'u dergohet në shtëpi. Nga ana tjetër bëhet më dije se drejtoria qëndrore ka vendosur shkurtimin e stafit dhe mbylljen e disa sporteleve të postës në Shkodër.Në filialin e postës në Shkodër përveç ndarjes së pensioneve dhe shërbimeve të tjera postare, këtë vit është shtuar edhe sporteli i dorëzimit të dokumentacionit për në konsullatën Italiane.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter