Shkodra "e pushtuar" nga trafiku, hyrje-daljet në qytet të bllokuara nga radhët kilometrike

Shkodër - Edhe këtë sezon turistik, Shkodra duket e destinuar të vuajë trafikun  kaotik që paralizon me minuta të tëra hyrje - daljen në qytet. U shpresua që riparimi i Urës së Bahçallekut dhe rrugës hyrëse të jepte efekte pozitive, por nuk po ndodh keshtu.Radhë te gjata dhe pritje pa fund për ata qe duan ti drejtohen kryeqytetit, plazhit te Velipojës apo pikës së kalimit kufitar të Muriqanit. E si për çudi, megjithëse u deklarua se trafiku në Shkodër do të zgjidhej brenda një kohe të shkurtër, nga vetë shefi i njësisë së qarkullimit rrugor, në këtë situatë të rënduar në të gjithë rrugën ishin të pranishëm vetëm 2 policë, edhe ata të vendosur në rreth-rrotullimin tek ura e re e Bunës.Në pamundesi për të menaxhuar të plotë situatën, ata orientonin trafikun kaotik në këtë pikë kritike. Por ajo që është me e çuditshme në gjithë këtë kaos të krijuar këtë të mërkurë është jo vetëm neglizhenca totale e policisë rrugore, por edhe e pushtetit vendor.Ndonëse është një situatë që përsëritet çdo vit, askush nuk shihet te studiojë në detaje shkakun e krijimit të gjithë ketij trafiku dhe të propozojë nje projekt konkret në Ministrinë e Transportit. E si të mos mjaftonte trafiku në dalje te qytetit, radhët e gjata ishin prezente edhe mbi urën e Bunës, ku turistë të shumtë dhe emigrantë kthehen ne atdhe nga Muriqani.Gjasat tregojnë që edhe këtë verë ky kaos do të jete i pandarë me hyrjen e qytetit, ndërsa të gjitha institucionet vijojnë të flenë gjumë, pasi pasojat i vuajnë qytetarët.