Përgjimi i celularëve, Berisha: Akti më i ulët, u bëmë si Korea e Veriut
Regjistrimin IMEI të celularit, ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si aktin më të ulët të dyshsh Rama-Meta.Në një postim në rrjetin social facebook deputeti i PD, deklaron së Shqipëria është vendi i dytë në botë pas Koresë së Veriut që detyron qytetarët të regjistrojnë kodin persona të privatësisë.“Regjistrimi i IMEI-t te celularit, kodit te privatesise se qytetarit, akti me i ulet, me amoral, me policesk i klikes Rama - Meta.Te dashur miq, sot, date 6 korrik 2014, ne behemi vendi i dyte ne bote pas Korese se Veriut qe detyrojme qytetaret te regjistrojne ne polici IMEI-n e celulareve, kodin personal te privatesise dhe intimitetit te tyre ne fushen e komunikimeve dixhitale”, shkruan Berisha.Sipas Berishës ky vendim është në kundërshtim të plotë më Kushtetutën e Shqipërisë dhe në shkelje flagrante me vendimet e Gjykatës Erupiane.“Ky vendim i turpshem i perçudnuar eshte ne kundrshtim flagrant me Kushtetuten e Shqiperise, nenet 35 dhe 36 te saj qe garantojne "lirine dhe fshehtesine e korrespondences dhe te çdo mjeti tjeter komunikimi". Ky vendim vjen ne shkelje flagrante me vendimin e Gjykates Europiane, qe urdheron qeverite dhe kompanite te mos prekin te mos ruajne IMEI-n dhe te dhenat e tjera private te qytetareve.”Postimi i Sali Berishës në FB