Gjykatat pajisen me sistem regjistrimi, USAID do ta instalojë në të 38 gjykatat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2014, 15:33
Tiranë – Deri më sot, 25 nga 38 gjykatat e Shqipërisë janë pajisur me sistem regjistrimi dixhital audio, falë një projekti të USAID-it për sektorin e drejtësisë, quajtur “Just”.Ambasada amerikane ka njoftuar se deri ën fund të vitit 2015, USAID do të ketë të instaluar teknologjinë RDA dhe do të ketë trajnuar për përdorimin e saj, personelin në çdo gjykatë, në të gjitha nivelet, në të gjithë vendin, përfshirë dhe gjykatat e reja administrative dhe Gjykatën e Lartë.ar.sh/Oranews.tv