"Lista Serbe" nuk heqë dorë nga kushtet

Lista Serbe, e cila ka fituar përqindjen më të madhe të votave në krahasim me subjektet tjera serbe në Kosovë, ka ripërsëritur se nuk do të heqë dorë nga kushtet se saj për t’iu bashkuar qeverisë së ardhshme të Kosovës.Anulimi dhe ndalimi i privatizimit të ndërmarrjeve publike në komunat serbe, krijimi i kushteve për kthim të qëndrueshëm të serbëve, kthimi i pronës së Kishës Ortodokse serbe dhe formimi i asociacionit të komunave serbe, janë katër kushtet kryesore të Listës Serbe.Kryetari i Listës Serbe, Aleksandar Jabllanoviç, në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë ka deklaruar se për këtë listë është e rëndësishme që mbijetesa e serbëve të ketë bazë të qëndrueshme.Ai vlerëson se pa anulimin e privatizimit dhe disa koncesioneve të rëndësishme për komunitetet, nuk është e mundur që të ketë të ardhme në Kosovë."Për ne mënyra e privatizimit deri tash është krejtësisht e papranueshme. Kjo është privatizimi nga parimi i shitjeve të aseteve lirë, ku kompania nuk ka ruajtur formën origjinale të biznesit", thotë JabllanoviçPër komunitetin serb, sipas Jabllanoviqit, janë shumë të rëndësishme firma siç janë "Inex", kompleksi turistik Brezovica, kompania "Ivo Lola Ribar" në Shtërpcë, kompania "Ratar" në Graçanicë, kompleksi metalurgjik "Trepça" në veri, si dhe subjektet tjera ekonomike që gjenden në veri të Mitrovicës.“A do të pranojë kryeministri dhe shumica e deputetëve këto kushte, nuk varet nga ne, por ne pa këto kushte nuk do ta mbështesim kryeministrin dhe qeverinë e ardhshme”, deklaron Jablanoviç, informon REL në shkrimin e gazetares Luljeta Krasniqi - Veseli.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter