Elefanti kruan trupin me makinën

Një makinë tip ‘Volkswagen’ Polo mund të duket si një lodër përpara një kafshe gjigande si ky elefant. Çifti i ndodhur brenda makinës në të vërtetë është friksuar kur elefanti është afruar, por fatmirsisht duke qënë në humor të mirë  thjesht ka përdorur makinën për të kruar trupin e tij e më pas është larguar i qetë. Këto foto janë kapur nga një 21 vjeçar udhëzues në Parkun Kombëtar të Pilanesburg në Afrikën e Jugut.