Punonjësit e “Alitalia” në protestë, valixhet e shqiptarëve ngelen në Romë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2014, 13:38
Rome- Protesta e punonjësve të bagazheve të kompanisë ajror “Alitalia” ka shkaktuar një kaos dhe për shqiptarët që kishin zgjedhur të udhëtojnë me këtë linjë.Nga fluturimi i i linjës Romë-Tiranë mbrëmjen e djeshme në orën 23:00 nuk ka mbërritur asnjë valixhe e pasagjerëve shqiptarë.Askush nuk e di se si do të zgjidhet situate dhe sa do të zgjasë. Janë mbi 300 valixhe të bllokuara dhe nuk ka asnjë reagim.Protesta e këtyre punonjësve vjen në kundërshtim të vendimit të kompanisë për shkurtimin e vendeve të tyre të punës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter