Demtohet nga uji vaditës Rruga Nacionale Klos-Burrel
Burrel - Pothuajse çdo vit, ne stinën e vaditjeve në bujqësi, segmenti rrugor Burrel-Klos dëmtohet, pasi fermerët e papërgjegjshëm e lëshojnë ujin vaditës mbi asfalt dhe madje duke bërë kanalizime mbi të.Vetëm pak ditë më parë, firma që e ka në koncension mirëmbajtjen e këtij aksi nacional, niveloi gropat me shtresa asfalti, por individë të pandërgjegjshëm, lejojnë që uji të rrjedhë në siperfaqe të asfaltit duke e dëmtuar sërish rëndë atë.Ajo që vënë re drejtuesit e mjeteve që përballen çdo ditë me gropat e krijuara në rrugë, është heshtja dhe neglizhenca e vendorëve, që sipas tyre duhet te marrin masa te menjëhershme ndaj këtij fenomeni abuzim dhe të rrezikshëm për sigurinë rrugore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter