Dhoma e veçantë në spitalin e Fierit, lodrat diagnostikojnë problemet psikologjike të fëmijëve
Fier - Në dukje pamja që të ofrohet është një dhomë fëmijësh e mbushur me lodra, por në fakt kjo do t'ju vijë në ndihmë të gjithë pacientëve të vegjël në Spitalin Pediatrik të qytetit të Fierit, që do kenë nevojë për një trajtim psikologjik.Edhe pse është bërë kërkesë për vite me radhë për një ambjent të tillë tashme është mundësuar falë ndihmës prej 7 mijë dollarësh të një donatori privat. Psikologia klinike e Spitalit Rajonal të Fierit, Blerina Golloshi, tregon rëndësinë shëndetësore që do ketë kjo dhomë. Duke shtuar më tej se pjesë e saj do të jenë edhe pacientët 28 vjeçar që kanë zhvillim të krahasueshëm me atë të një femije 4 vjeçar.Zbulimi i anës së rënduar psikologjike të fëmijëve shpesh ka qënë e vështirë për t'u vlerësuar, ndërsa tashmë një teknik tjetër do të jenë edhe lojërat për të kuptuar nivelin e përparimit të sëmundjes së fëmijëve dhe të rinjve me zhvillim të vonuar mendor.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter