PD: Heshtja e Ramës, paralajmëron kriminalizim të mëtejshëm

Tirane-Edhe sot PD ka akuzuar kryeministrin Rama se me heshtjen pe 27 ditëve  ka inkriminuar Parlamentin.Në një dalje për mediat nga selia blu, koordinatori i kësaj partie Ervin Salianji ka akuzuar Ramën se ka çuar deri në isntitucionet e e larta, sic është edhe Parlamenti persona të dënuar për trafik prostitucioni.“Prej 27 ditësh, publikisht është vërtetuar se Edi Rama ka inkriminuar parlamentin.Publikisht është vërtetuar se ai ka promovuar dhe ngritur deri në institucionin më të rëndësishëm të republikës, një të dënuar për trafik prostitucioni dhe rrëmbim personi”, deklaroi Salianji.Duke iu referuar deputetit socialsit Arben Ndoka, Salianji e konsideroi atë si një bajonetë të Ramës për t’i mbyllur gojën opoztës. Po ashtu PD thotë se me këta deputetë që ka mazhoranca, Rama kërkon të kapë institucionet e drejtësisë.“Eshtë vërtetuar publikisht se deputetët si Arben Ndoka janë bajonetat e Edi Ramës qër i përdor si dhunues e kërcënues me jetë të opozitës, në përpjekjen për ti mbyllur gojën Partisë Demokratike.Dhe kur këto fakte tashmë i di i madh e i vogël, përgjegjësi kryesor, ai që ka urdhëruar aktet banditeskte që ka firmosur dhe ka vulosur veshjen me mandat dhe imunitet të personave me precedent kriminalë, hesht dhe bën të paditurin.Teksa e thellon heshtjen, Edi Rama, me këta deputetë, me këtë mazhorancë ka vënë në jetë skemën e kapjes së cdo institucioni, të kapjes së drejtësisë.Nuk pritet asgjë tjetërr, përvecse kriminalizimin i cdo zyre e i cdo pushteti që Edi Rama ka marrë dhe po merr nën kontroll”, tha koordinatori Salianji.