Xhelal Mziu zgjidhet kreu i Partisë Demokratike në Kamëz

Kamëz-Xhelal Mziu është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, duke marrë 255 vota nga 308 delegatë.Pas kuvendit zgjedhor të kësaj dege, ku mori pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, procesi i votimit ka nxjerrë fitues Mziu, me një shumicë votash.Kryedemokrati Basha, duke vlerësuar punën e bërë nga struktura e PD Kamëz, e cila ka arritur të thellojë rezultatin në zgjedhje, ka thënë ndër të tjera se Kamza është një akademi për Partinë Demokratike.Ndërkaq, Mziu gjatë fjalës së tij ka theksuar progresin e jashtëzakonshëm për sa u përket anëtarësimeve në PD dhe strukturës së konsoliduar të saj në Kamëz, por sipas tij, produkti më i mirë ka qenë rezultati i zgjedhjeve ndër vite, duke u thelluar vazhdimisht.“Në vitin 2013 ne arritëm që falë angazhimit të strukturës të PD ta thellonim akoma më tepër rezultatin, për shkak se Kamza jo vetëm që është bastion i Partisë Demokratike, por edhe për shkak të punës së përkushtuar të strukturës së PD-së”, - pohoi z. Mziu,Kreu i sapozgjedhur i PD dhe agjithashtu se “Në këtë proces zgjedhor ne arritëm ta riformatojmë Partinë Demokratike dhe sot ajo numëron më shumë sesa 8700 anëtarë të saj, nga të cilët më shumë sesa 45% të tyre janë prurje të reja ose pranime të reja në Partinë Demokratike. Struktura e PD është një strukturë e gatshme për t’u përballur me Partinë Socialiste dhe për ta theluar akoma më tej rezultatin në zgjedhjet e ardhshme”. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter