Përroi i Zaranikës vendgrumbullim mbetjesh, banorët: Kulturë ndërgjegjësuese
Elbasan - Përroi i Zaranikës ndër vite ka qënë i shënjestruar si vendqëndrim i mbeturinave. Ky fakt vjen si pasojë e vendndodhjes së tij në afërsi me zonat e banimit, madje edhe të mbipopulluara. Vetë banorët kanë qënë ata që kanë hedhur mbeturinat përgjatë përroit, ç’ka sot janë po ata që e vuajnë këtë papërgjegjshmëri të tyre, për të mos folur për dëmin në mjedis e më gjerë.Në mënyrë paradoksale shumë prej atyre që kanë banesë pranë këtij përroi kërkojnë me ngulm pastrimin e tij, duke i bërë kërkesë pushtetit vendor që të vërë rregulla.Ndërkohë pavarësisht ankesave të banorëve, bashkia e Elbasanit në mënyrë të përsëritur ka vendosur kosha për grumbullimin e mbeturinave, por pa rezultuar efektive, pasi këto të fundit janë vjedhur për t'u shitur për skrap.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter