Hakerat rusë vjedhin 1.2 miliardë fjalëkalime

Një grup hakerash rusë kanë arritur të vjedhin rreth 1.2 miliardë fjalëkalime që i përkasin më shumë se 500 milionë adresa të postës elektronike.Kjo është bërë e ditur nga 'Hold Security', një kompani amerikane e specializuar në zbulimin e shkeljeve.'Hold Security' e cilësoi këtë rast si vjedhjen më të madhe të të dhënave të njohur deri më sot. Deri tani nuk janë dhënë detaje të kompanive të prekura nga hakimi. Synim i hakerave nuk kanë qenë vetëm kompanitë e mëdha, por edhe individë të ndryshëm."Nga kjo vjedhje janë prekur me qindra e mijëra faqe në ëeb. Lista është e gjatë dhe përfshin shumë kompani thuajse në të gjithë botën, gjithashtu edhe një numër të madh faqesh të vogla apo personale", thuhej në raportin e 'Hold Security'."New York Times", i cili raportoi i pari këtë lajm, tha se një ekspert i sigurisë i lidhur me 'Hold Security' analizoi bazën e të dhënave të kredencialeve të vjedhura dhe konfirmoi se ishte autentike.Një tjetër ekspert i krimit kibernetik që kishte shqyrtuar të dhënat, por nuk mund t'i diskutonte ato publikisht, tha se disa kompani të mëdha ishin në dijeni se të dhënat e tyre ishin në mesin e informacioneve të vjedhura. Dmitri Alperovitch, zyrtari më i lartë i teknologjisë në firmën kibernetike CroëdStrike tha për 'Reuters' se fjalëkalimet e vjedhura mund të përdoren për të hyrë në llogari të tjera, për shkak se njerëzit zakonisht përdorin të njëjtat fjalëkalime për faqe të ndryshme.Wall Street Journal më vonë tha se hold security u kishte ofruar pronareve te internetit te kene akses per tekontroolular nese jane te prekur, por vetem kundrejt pageses. Gjithcka per tarifat dhe rregulloren ishte shpjeguar ne faqen zyrtare te kompanise.Ora News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter