Zv. Kryeministri britanik: Botërori, jo në Rusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2014, 20:55
Zëvendës kryeministri britanik, Nick Clegg bëri thirrje për ta zhvendosur Kampionatin Botëror të Futbollit nga Rusia në vitin 2018, si ndëshkim për rolin e saj në krizën e Ukrainës, ndërsa intensifikohen thirrjet nga të dy anët e Atlantikut për sanksione më të ashpra ndaj Moskës.Zoti Clegg kërkoi sanksione më të ashpra dhe ndryshimin e vendimit për të mbajtur kupën e botës në Rusi, për shkak të asaj që ai e quajti në gazetën The Sunday Times “një agresion të shëmtuar të Rusisë ndaj kufirit Rusi-Ukrainë”.FIFA tha të premten se kampionati do të mbahet në Rusi, sipas planit.Edhe ligjvënësit gjermanë kanë kërkuar zhvendosjen e kampionatit, pas rolit që mendohet të ketë pasur Rusia tek rrëzimi i avionit malajzian në Ukrainë, që shkaktoi vdekjen e 298 vetëve.Marrë nga Zëri i Amerikës