Virusi Ebola, Obama ngre alarmin: "Do të merremi shumë seriozisht me këtë çështje”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2014, 07:34
Bota ka frikë nga virusi Ebola. Për këtë çështje ka folur edhe Presidenti amerikan Barak Obama."Virusi Ebola është diçka që ne do ta marrin shumë seriozisht, - tha Obama në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Shtëpia e Bardhë. - Kjo nuk duhet trajtuar si një sëmundje që transmetohet lehtë, por duhet identifikuar, vënë në karantinë dhe izoluar për t’u kaluar dhe është e nevojshme që të bëhet në mënyrë të organizuar.Obama tha gjithashtu se si një masë paraprake, do të rritet presioni mbi udhëheqësit e Afrikës dhe javën e ardhshme do të mbledhë një samit për Afrikën.Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë u tha presidentëve të vendeve afrikano-perëndimore të prekura nga Ebola se epidemia po lëviz shpejt.Oranews.tv