Itali, moti i keq i merr jetën 4 personave, plagosen 8 të tjerë

Itali-Katër të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i motit të keq që ka përfshirë Trevison.Një stuhi e fuqishme që filloi mbrëmjen e së shtunës ka bërë që lumi Lienz të fryhet dhe të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të shumta.Forca e ujit dhe përmbytjet kanë marrë përpara shtëpi, makina, mobilje madje edhe persona duke shkaktuar panik dhe dëme të konsiderueshme.Guvernatori Zaia tha se do të kërkojmë menjëherë gjendjen e jashtëzakonshme për të gjithë zonën e prekur. “Kjo është një zi e të gjithë Venetos dhe Italisë,” tha ai i cili gjatë gjithë mbrëmjes së të shtunës është mbajtur në kontakt të vazhdueshëm me ekipet e shpëtimit.Zyrtarë të Mbrojtjes Civile në provincësn e Trvisos, gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Ata siguruan që do të merren të gjitha masat për rastet e emergjencës, duke shtuar se situata është shumë serioze.