Raketat bërthamore, SHBA: Rusia shkeli traktatin e 1987

SHBA- Qeveria amerikane deklaron se rusia ka shkelur një traktat kyç të kontrollit të armëve, duke testuar një raketë bërthamore në det. Presidenti amerikan Barak Obama i ka shkruar liderit rus Vladimir Putin në lidhje me këtë çështje duke kërkuar respektimin e Traktatit të 1987-ës.Rusia ka shkelur një traktat kyç të kontrollit të armëve, duke testuar një raketë bërthamore në det. Kështu ka deklaruar Qeveria amerikane, duke lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj autoriteteve në Moskë. Administrata amerikane deklaroi se Rusia testoi një raketë “Cruise” të lëshuar nga toka, duke shkelur Traktatin e nënshkruar në vitin 1987 gjatë Luftës së Ftohtë.Një zyrtar i lartë i SHBA-së nuk dha detaje të tjera për shkeljen e pretenduar, por e përshkroi aktin e Rusisë "shumë serioz". “Ne inkurajojmë Rusinë që t'i rikthehet përmbushjes së detyrimeve që dalin nga traktati dhe të eleminojë çdo element të ndaluar në mënyrë të verifikueshme", - tha zyrtari. - Presidenti amerikan Barak Obama i ka shkruar liderit rus Vladimir Putin në lidhje me këtë çështje.”Ndërkohë, korrespondentët e BBC-së në Uashington thonë se kjo është hera e parë që qeveria amerikane ka bërë akuza publike, edhe pse çështja ekziston prej vitesh.Marrëveshja dypalëshe ndalonte raketat me rreze të mesme veprimi, që arrijnë nga 500 deri në 5.500 kilometra.Akuzat e SHBA-së vijnë në një kohë kur tensionet mes dy palëve kanë shënuar kulmin e tyre, pasi SHBA kritikon Rusinë për përfshirjen e saj të supozuar në konfliktin në Ukrainë.Në muajinm janar, “New Jork Times” shkroi se autoritetet amerikane besonin se Rusia kishte filluar testimin e raketave të lëshuara nga toka që prej vitit 2008. Departamenti i Shtetit deklaroi në atë kohë se çështja ishte nën hetim.Traktati i vitit 1987 është qendra e përpjekjeve ruso-amerikane për kontrollin e armëve dhe u nënshkrua nga presidentët e atëhershëm Ronald Regan dhe Mikhail Gorbaçov në vitet e fundit të Luftës së Ftohtë. ar.sh/Oranews.tv