Emigracioni në Britani, Cameron kufizon përfitimet

Britania e Madhe ka vendosur të kufizojë përfitimet për emigrantët nga vendet e Bashkimit europian. Ka qënë vetë Kryeminsitri britanik David Cameron, i cili tha se do të reduktojë periudhën kohore, gjatë të cilës emigrantët mund të përfitojnë ndihma nga 6 deri në 3 muaj.Cameron deklaroi se "tërheqja magnetike" e përfitimeve që ofron Britania e Madhe duhet të adresohet tek emigrantët për arsye të drejta dhe të qëndrueshme.Në një artikull të shkruar prej tij në "Daily Telegraph", Cameron tha se reforma për emigracionin duhet të jetë priorioteti primar i Qeverisë Britanike. Ai ka bërë thirrje për më shumë veprim në këtë çështje, duke shtuar se qeveria e kaluar laburiste ndoqi një politikë pa kritere përsa i takon sistemit të mirëqënies, gjë që tërhoqi në vend emigrantë për arsye të gabuara.Ai citoi edhe masa të tjera të miratuara së fundmi dhe që do të hyjnë së shpejti në fuqi, si kompetencat e reja për tërheqjen e patentave për ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend, "si provë se qeveria po ndërton një sistem emigracioni që vendos Britaninë të parën"."Ne po punojmë që emigrantët të qëndrojnë për arsye të drejta në Britani dhe po ndryshojmë rregullat në mënyrë që askush të mund të vijë në këtë vend dhe të presë menjëherë përfitimet që jepen në rast se nuk ka një vend pune. Të gjithë duhet të presin të paktën 3 muaj", tha ai.Qeveria Britanike ka qenë vazhdimisht pro shtrëngimit të kritereve për emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar. Në janar, ajo njoftoi se emigrantët nga Bashkimi Europian mund të qëndrojnë deri në tre muaj edhe nëse nuk gjejnë punë dhe vetëm një kontratë pune 6 mujore do të mund të lejonte qendrimin e tyre ne vend.Cameron tha se tashmë ky afat prej 6 muajsh do të reduktohet në tre muaj në muajin nëntor. Ai dekraroi se objektivi i partisë së tij për reduktimin e emigracionit nga 200 mijë persona që është tani në 100 mijë deri në zgjedhjet e ardhshme, është ende i arritshëm.ar.sh/Oranews.tv