Bangladesh, mbytet trageti. Në bord mbi 200 pasagjerë, 50 rezultojnë të vdekur
Bangladesh- Një traget me mbi 200 pasagjerë në bord, është mbytur në jug-lindje të kryeqytetit të Bangladeshit, Dhaka. Ekipet e shpëtimit dhe ato zjarrëfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, në distriktin e Mushinganj, mbi lumin Padma, vendi ku u përmbys anija.Sipas informacioneve të para, deri më tani kanë arritur të shpëtohen dhe të nxirren nga trageti i përmbysur vetëm 50 nga pasagjerët ndërsa pjesa tjetër, më shumë se 150 persona ende rezultojnë të zhdukur.Në lumin e Bangladeshit, aksidente të tilla janë të zakonshme dhe në të dhjetëra persona kanë humbur jetën vitin që shkoi për shkak të përmbytjes së varkave. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj tragjedie, që u regjistrua mëngjesin e kësaj të hëne, rreth orës 8:30 me orën lokale."Ne dëgjuam se trageti në fjalë është përmbytur dhe erdhëm menjëherë në vendngjarje. Por besojmë paraprakisht se shkak për këtë ngjarje është bërë fakti se trageti ka qënë i tejmbushur me pasagjerë, më shumë nga sa ja lejon kapaciteti i saj" tha Tofazal Hosain, shefi i policisë së kryeqytetit.