Afrikë, viktima e radhës nga Ebola, mbyllet avioni në karantinë
Një avion nga Afrika është mbyllur në karantinë nga autoritetet e aeroportit pas fluturimit, pas vdekjes së një pasagjereje, që dyshohet të ketë qënë e infektuar me Ebola. Djerësitje dhe të vjella kanë qënë simptomat e para, më pas gruaja është shembur në tokë, ku ka ndërrura jetë në spital.Punëtorët thanë se ishin tmerruar se virusi mund të përhapet globalisht nëpërmjet shpërndarjes ndërkombëtare, nga Afrika Perendimore që është edhe vendi i mbështjellë nën “kthetrat” e epidemisë vdekjeprurëse.Gruaja 72 vjeçare, u sëmur gjatë udhëtimit në avionin Gambia Bird, i cikli kishte në bord gjatë fluturimit 128 persona.Janë kryer testet e nevojshme për të parë nëse gruaja ishte e sëmurë me Ebola, gjatë kësaj kohë zyrtarët kanë mbyllur avionin në karantinë dhe po përpiqen për të gjetur personat që kanë qënë në kontakt me gruan.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter