Me akuzën "spiunazh", Kina heton një çift kanadez

Kinë - Autoritetet kineze po hetojnë një çift kanadez pasi akuzohen se kanë vjedhur dokumente shtetërore që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe ushtrinë. Lajmi njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.Sipas saj, Kevin dhe Julia Garrat, që drejtojnë një bar-kafe në krahinën Dandong në kufi me Korenë e Veriut po hetohen nga autoritetet vendore për spiunazh. Djali i çiftit, 27 vjeçari Simeon Garrat në një deklaratë për BBC i cilësoi akuzat absurde dhe krejtësisht pa kuptim.Në lajmin e publikuar nga Xinhua nuk përcaktohet nëse hetimet ndaj çiftit kanadez po zhvillohen në gjendje të lirë apo ata janë nën arrest. Dandongu është një nyje tregtare që lidh Kinën me Korenë e Veriut dhe porta kryesore hyrëse dhe dalëse ndërmjet dy vendeve komuniste.Përveç bar-kafese , çifti ka ndihmuar komunitetin në praktikimin dhe mesimin  e gjuhës angleze por edhe të vendosin kontakte me organizatorët e turneut të Koresë së Veriut, tha zoti Garratt.Prindërit e tij flasin edhe anglishte dhe Mandarinën gjithashtu dhe kanë zhvilluar një marrëdhënie me organizatorët e turneut.Ambasada e Kanadasë në Pekin deklaroi për agjencinë e lajmeve Reuters se ishte në dijeni të lajmit, duke shtuar se do të jetë e gatshme të ndihmojë sipas nevojës.Në fund të muajit të kaluar, Kanadaja njoftoi se një organizatë shtetërore kërkimore ishte goditur nga hakerat kinezë "të sponsorizuar nga shteti". Por  ambasada kineze në Otavë hodhi poshtë raportin, me argumentin se janë pretendime të pabaza.