Natë e vështirë në Gaza, Izraeli intensifikon sulmet
Palestinë - Nata e kaluar ka qënë ndër më të rëndat në Rripin e Gazës. Në 60 sulme ajrore, të paktën 60 persona humbën jetën. Ndërkaq Kryeministri izraelit Netanjahu ka deklaruar se ofensiva do të vazhdojë pavarësisht apelit të OKB–së për të ndalur dhunënGaza ka përjetur një nga netët më të rënda gjatë këtyre tre javëve bombardimesh, pasiKryeministri i Izraelit paralajmëroi intensifikim të sulmeve. Termocentrali i vetëm i Gazës është shkatërruar pasi Izraeli ka kryer 60 sulme ajrore krahas disa objekteve të tjera të lidhura me grupin islamik të Hamasit, i cili kontrollon Gazën.Të paktën 60 persona kanë vdekur në Gaza, ku dyshohet se kanë humbur jetën edhe anëtarë të stafit të OKB-së. Forcat izraelite nisën sulmet nga ajri, deti dhe toka, duke ndezur qiellin e Gazës me breshëri armësh dhe duke errësuar gjithçka me shtëllunga tymi.Predha goditi termocentralin e vetëm të vendit, duke lënë gjithçka në errësirë dhe në gjendje kritike.Pesëdhjetë e pesë shtëpi u shkatërruan nga bombardimet, ku shumë njerëz mendohet të kenë mbetur nën rrenoja. Në një fjalim televiziv të hënën, Kryeministri Benjamin Netanjahu theksoi nevojën për të shkatërruar tunele nëntokësore nën kufirin mes Gazës dhe Izraelit, për të parandaluar hyrjen e militantëve në vendin e tij.Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon ka shprehur shqetësimin se Izraeli do të shkatërrojë Gazën, duke bërë thirrje për të ndaluar urgjentisht dhunën dhe duke paralajmëruar se territori palestinez është në "gjendje kritike"."Në emër të humanizmit, dhuna duhet të ndalet", tha ai. Nderkohe korrespondentët e BBC në Gaza thone se fëmijët janë kategoria më e pambrojtur dhe numri i vdekjeve të tyre është i madh sipas tyreAgjencitë e OKB-së të vendosura në Gaza nuk kanë burime për të ndihmuar fluksin e madh të njerëzve. Një zëdhënës i OKB-së ndërkohë ka deklaruar se janë vrarë edhe anëtarë të stafit të OKB-së.OKB-ja aktualisht është kujdesur për 182 604 palestinezë në 82 pika strehimi të vendosura në Gaza. Sipas autoriteteve palestineze, 1115 palestinezë, shumica prej tyre civilë, kane humbur jetën si pasojë e bombardimeve izraelite që nga 8 korriku, ndërsa Izraeli ka humbur 53 ushtarë dhe tre civilë .ar.sh/Oranews.tv