Turqia reagon ndaj Izraelit, t'u japë fund urgjentisht sulmeve
Izraeli duhet t'u japë fund urgjentisht sulmeve që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 1200 civilëve palestinezë dhe që përbëjnë një krim të tmerrshëm kundër njerëzimit, thuhet në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë drejtuar agresivitetit të shfrenuar të shtetit çifut.Ministria e Punëve të Jashtme përmes një komunikate me shkrim bëri të ditur se marrja në shënjestër nga ana e Izraelit në sulmet e fundit që ka bërë në Gazë, centralin elektrik, shkollat e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, spitalet dhe xhamitë e Gazës, është një shembull i shëmtuar në aspektin që tregon qartë agresivitetin e shfrenuar të këtij vendi.Është pritur me keqardhje dhe shqetësim vazhdimi duke i intensifikuar edhe më shumë i sulmeve në Gazë nga ana e Izraelit, pavarësisht të gjitha thirrjeve dhe paralajmërimeve që i bën shoqëria ndërkombëtare këtij vendi, vijon komunikata në fjalë.“Mallkojmë këto sulme, që shkaktojnë vdekjen e palestinezëve të pafajshëm, në mesin e të cilëve gjenden shumë gra e fëmijë, i lutemi Zotit t'i mëshirojë ata që kanë humbur jetën. U shprehim ngushëllimet tona familjeve dhe popullit vëlla palestinez për humbjet e jetëve dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të plagosurit. Izraeli duhet t’u japë fund urgjentisht këtyre sulmeve, të cilat deri më tani kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.200 civilëve palestinezë, plagosjen e mijëra të tjerëve dhe që përbëjnë një krim të tmerrshëm kundër njerëzimit”, shkruan ndër të tjera komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Marrë nga TRT