Netanjahu i vendosur: Nuk ndalojmë ofensivën në Gaza deri në përmbushje të misionit
Izrael- "Ushtria izraelite do të vijojë ofensivën me të gjithë forcën në Gaza deri në përmbushje të misionit”. Deklarata vjen nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, në fjalim drejtuar kombit në lidhje me aksionin në tokën e palestinezëve.Duke lëshuar kërcënimin e drejtpërdrejtë se Hamasi do të paguajë rëndë për sulmet ndaj Izraelit, Netanjahu tha se ushtria do të qëndrojë në Gaza edhe pas shkatërrimit të plotë të tuneleve që përdoren nga militantët. Dhe në këtë drejtim, kryeministri izraelit tha se trupat ushtarake po përmbushin misionin.Para kombit, kryeministri izraelit bëri edhe një premtim tjetër. Ai tha se Izraeli do të bëjë gjithçka për të sjellë në shtëpi ushtarin që besojne se është peng në duart e militantëve të Hamasit.Kryeministri i Izraelit gjithashtu paralajmëroi se do të kërkohet ndihma ndërkombëtare për rindërtimin e Gazas, çarmatosjen e Hamasit dhe çmilitarizmin e Rripit të Gazas.Ndërkaq, mediat raportuan se izraeli nisi zbatimin e një tërheqje të njëanshme, duke larguar një pjesë e forcave ushtarake të përfshira në aksion.Që prej nisjes së ofensivës në Gaza janë vrarë më shumë se 1655 palestinezë dhe 65 izraelitë. rreth 9000 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë janë detyruar të braktisin banesat e tyre.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter