Gjermani, treni i mallrave përplaset me të udhëtarëve, plagosen 40 vetë

Gjermani - Një tren privat mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh në qytetin jugperëndimor gjerman Mannheim, duke lënë dhjetra të plagosur. Sipas autoriteteve vendore, nuk ka pasur viktima.Treni i mallrave ka goditur dy vagonë të trenit të pasagjerëve me 110 njerëz në bord.Treni i pasagjerëve “EuroCity 216” po shkonte nga qyteti austriak i Gracit në dejtim të qytetit jugperëndimor gjerman Saarbrucken kurse treni i mallrave po udhëtonte nga qyteti perëndimor gjerman Duisburg drejt qytetit Sopron në Hungari kur ndodhi përplasja.Dyzet njerëz u plagosën, pesë prej të cilëve mjaft rëndë, tha një zëdhënës dhe sipas tij, ka mundësi që aksidenti të kishte qënë më i rëndë, nëse trenat nuk do kishin udhëtuar me ngadalë meqënëse po i afroheshin stacionit kryesor.Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi përplasjën. Stacioni qendror i trenave në Mannheim u mbyll pas aksidentit.Oranews.tv