Izraeli në kërkim të ushtarit, Hamas: Nuk e kemi rrëmbyer, mund të jetë vrarë

Gaza-Izraeli ka bombarduar qytezën jugore te Gazës, Rafah, ndërsa ushtria është në kërkim të ushtarit që besohet se është kapur nga Hamasi.Ushtria izraelite ka thënë se ka dyshime që ushtari është marrë gjatë një sulmi të Hamasit një orë pas nisjes së një armëpushimi 72 orësh që është arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar.Hamasi megjithatë ka deklaruar se nuk ka rrëmbyer asnjë ushtar, duke deklaruar se ka humbur kontaktin me militantët e tyre në vendin ku ka qenë ekipi i Goldin. Sipas Hamasit, luftetarët e saj dhe Goldin me siguri janë vrarë.Presidenti amerikan dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij. Ndërkohë, raportohet se së paku 35 palestinezë janë vrarë gjatë bombardimeve në Rafah.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter