Blloku LDK-AAK-NISMA “presion” Thaçit: Krizë institucionale nga mungesa e qeverisë

Kosovë- Blloku LDK-AAK-Nisma në Kosovë shpreh shqetësimin për krizën institucionale që ka përfshirë vendin si pasojë e mosformimit të qeverisë së re.Për liderin e AAK-së, njëherësh pretendent për kryeministër, Ramush Haradinaj, këtë boshllëk, Hashim Thaçi që sipas tij tani është vetëm një deputet, po e shfrytëzon për vendime anti-ligjore dhe korruptive."Kuptohet ne shprehim shqetësimin për kohën, pra për kohëzgjatjen deri në vendimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese për shkak se kjo kohë po keqpërdorët nga qeveria në shkuarje sepse po merr vendime nga ajo datë. Imagjinojeni deputeti Thaçi merr vendime në Qeveri, shumica e të cilave janë vazhdim i traditave edhe korruptive edhe jo vendime që ndihmojnë jetën e qytetarëve të vendit”.Ndërsa duke komentuar zërat se koalicioni ka gabuar me komentet dhe kërkesën për seancë dëgjimore në gjykatën Kushtetuese, lideri I LDK-së, Isa Mustafa, tha se PDK kërkoi krizë institucionale, ndërsa lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se vetë gjykata kërkoi argument.“Ne nuk kemi kërkuar pezullimin as të deputetëve as të pozitës së kryetarit, atë e ka kërkuar PDK-ja, sepse ka dëshiruar që të krijoj një krizë institucionale dhe një vakum institucional, mirëpo ne kemi treguar gatishmërinë tonë që ne të ofrojmë argumente tona dhe ne do t'i dërgojmë në këtë seancë"theksoi Mustafa.“Ne kemi pasur obligim t'i përgjigjemi Gjykatës Kushtetuese. Sepse Gjykata ka kërkuar nga ne nga një sqarim. Besoj që ata që kanë dhënë një gjë të tillë ka qenë dashur të shohin kërkesën e Gjykatës dhe Gjykata ka kërkuar nga secili deputet që të jap përgjigje dhe ne kemi pasur obligim me iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese"u shpreh Limaj.Për raportin me Lëvizjen Vetëvendosje, u tha se takime zyrtare nuk ka pasur, por komunikimi vazhdon.