Premtimi i papërmbushur i Shqipërisë dhe i Kosovës, radhë të gjata në kufi

Testimi për transit të përbashkët mes Shqipërisë e Kosovës, bërë me shumë bujë më 8 maj të këtij viti, vazhdon të mbetet vetëm test. Megjithëse kanë kaluar rreth tre muaj që nga dita kur drejtorët e Doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, respektivisht Elisa Spiropali e Lulzim Rafuna, shkruan Koha Ditore.Ata thanë se testuan me sukses transitin e parë të përbashkët të çelur në Doganën e Durrësit me destinacion Doganën e Prizrenit.Subjekti çeli transitin në Durrës, duke kryer në Doganën e Vërmicës një procedurë që normalisht zgjaste 1 ditë brenda 4 minutash.Por megjithëse kanë kaluar dy muaj nga afati i përcaktuar ende vazhdon ribërja e procedurave për mallrat transite me destinacion Kosovën në pikëkalimin kufitar të Morinit, duke shkaktuar në pjesën e Shqipërisë radhe të gjata për kamionët që shkojnë edhe 2-3 kilometër si dhe vonesa që shkojnë deri në 24 orë, madje në disa raste edhe 48 orë.