Maqedoni, komisioni i ri për lustrim nis hetimin e bashkëpunëtorëve të komunizmit

Maqedoni - Të enjten Parlamenti zgjodhi ekipin e ri të Komisionit për Lustrim i cili do të vazhdojë të udhëhiqet nga shefi i tij i vjetër, avokati Tome Adziev, dhe do të ketë pesë anëtarë të ekipit të vjetër, i cili ishte kritikuar nga opozita për gjoja futjen në listë të zezë të bashkëpunëtorëve të dyshuar të epokës komuniste për arsye politike.Komisioni i ri ishte zgjedhur pa praninë e partive opozitare, të cilat kanë refuzuar të marrin vendet e tyre në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të prillit, duke pretenduar se ka pasur mashtrim zgjedhur.Në pesë vitet e tij të para, organi i udhëhequr nga shteti shqyrtoi mbi 29,000 dosje personale dhe zbuloi afro 130 njerëz të cilët gjoja bashkëpunuan me policinë e epokës komuniste jugosllave apo kanë urdhëruar vëzhgimin e të tjerëve për arsye ideologjike.Sipas Adziev, në mandatin e tij të dytë, organi 11-anëtarësh do të duhet të kontrollojë 20,000 dosjet e mbetura të cilat janë të deponuara në arkivat e shtetit dhe në institucionet tjera.Anëtarët e rinj të komisionit janë inxhinieri i pylltarisë Igor Lazarovski, historiani Sasko Janev , ekspertja gjyqësore Ristana Lalcevska, i diplomuari në shkencat politike Linko Bejzarovski dhe gazetari Predrag Dimitrovski, përderisa Hasan Luma, ish-drejtori i spitalit në Tetovë, është emëruar si nënkryetar i ri i tij.Ekspertja gjyqësore Novica Veljanovski, eksperti i shkencave politike Vecko Zdravevski, gazetari Daut Dauti dhe sociologu Shpend Vinca mbesin anëtarë të komisionit nga mandati i tij i fundit.Maqedonia po ndjek hapat e shumë ish shteteve komuniste të cilat kanë sjellë ligjet për lustrim si një mënyrë për të adresuar padrejtësitë e së kaluarës të cilat burojnë nga ndjekjet ligjore të motivuara politikisht.Por, qëkur komisioni filloi punën në vitin 2009, ai është përcjellë me kundërshtime.Opozita thotë se ai është keqpërdorur për të vënë në shënjestër kritikët e qeverisë dhe në shenjë proteste në dhjetor të vitit 2012, ajo largoi dy anëtarët e saj nga komisioni.Parlamenti kaloi ligjin e parë për lustrim në vitin 2008 dhe të dytin më 2012 pasi  Gjykata Kushtetuese në dy raste hodhi poshtë shumë dispozita kyçe nga legjislacioni burimor, duke e ngushtuar intervalin e tij kohor dhe sferën e profesioneve të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve.Për dallim nga ligji i parë dhe Komisioni i parë për Lustrim, i cili në fillim gëzoi mbështetje të gjerë, legjislacioni më i fundit u miratua duke u bazuar vetëm në votat nga partia udhëheqëse.Marrë nga Balkan Insight