Kosovë, shpallet sot projekti fitues për ndërtimin e Pallatit Olimpik
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve njofton se Juria Profesionale për përzgjedhjen e projektit për Pallatin Olimpik, sot në ora 14:00, në Muzeun e Kosovës, do të mbajë një konferencë për media ku do të bëjë shpalljen e projektit fitues, vendin e dytë dhe të tretë, nga dhjetë që kanë konkurruar.Juria do të japë vendimin veç e veç për projektet konkurruese, që kanë bërë anëtarët si dhe rezultatet nga votat e publikut.Projektet konkurruese për Pallatin Olimpik kanë qenë të ekspozuara nga 23-27 qershor për të cilat publiku ka pasur drejtë të votojë tri projektet më të mira, e që 20% të vlerësimit final shkojnë prej këtij votimi. 80% e vlerësimit i takon Jurisë Profesionale.Ndryshe, me 24 qershor të këtij viti Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar caktimin e lokacionit për ndërtimin e Pallatit Olimpik. Ai do të ndërtohet në “Prishtina e Re”– zona qendër me 20 ari tokë, pjesa e kryeqytetit në drejtim të Hajvalisë.Marrë nga Kosova Press