Gjuriç: "Lista serbe" ka të drejta në formimin e Qeverisë në Kosovë
Shefi i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka theksuar se është e nevojshme baza politike për Asociacionin e Komunave Serbe, që do të krijohet pasi të miratohet Statuti e që bëhet i mundur përmes marrëveshjes me forcën politike të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.Marko Gjuriç ka thënë se pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Listës ‘Srpska’ nuk është e mundur as nga aspekti politik, as në aspektin e legjitimitetit të formohet Qeveria e Prishtinës. Ai ka rikujtuar se ‘Srpska’ ka mbështetur zgjedhjen e Isa Mustafës, kryetar të Kuvendit të Kosovës.I pyetur se pse tani Beogradi është më i afërt me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn se me Hashim Thaçin, me të cilin është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit, Gjuriç është përgjigjur se Lista ‘Srpska’ është organizatë politike që ka të drejtën legjitime të zhvillojë bisedime me të gjithë për formimin e Qeverisë në Kosovë.“Me gjithë kritikat, pas 15 vjetësh ka ndodhur institucionalizimi i ndikimit tonë në ‘Krahinë’ dhe i pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në jetën politike. Mendoj se kjo është gjë e mirë, meqë tash shqiptarët janë të detyruar të merren vesh me ne dhe kjo sjell vetëm të mira për komunitetin tonë në Kosovë e Metohi”, ka deklaruar Gjuriç.Në pyetjen si e komenton vlerësimin se Beogradi në Kosovë zbaton politikën e CDU-së së Angela Merkelit, që nga heqja e barrikadës në pjesën veriore të Mitrovicës deri te mbështetja për Mustafën e Haradinajn, Gjuriç u përgjigj se “politikën e tonë e zhvillojmë të pavarur dhe absolutisht askush as nga Perëndimi dhe as nga Lindja nuk do t’i diktojë Serbisë politikën e saj të brendshme dhe qëndrimin e saj ndaj çështjes me rëndësi thelbësore”.Marrë nga RTK