Mbyllja e Universiteteve, mediat italiane pasqyrojnë lajmin
Italia- Zhvillimet e fundit në institucionet e arsimit të lartë në vend nuk kanë kaluar jashtë vëmendjes së mediave të shtetit tonë fqinj, Italisë.E përditshmja “Corriere della sera” e nis shkrimin e saj me titullin “Stuhia në universitetet në Shqipëri, gjysma e universiteteve kërcënohen me mbyllje”.Duke pasqyruar në terësi vendimin e MAS, gazeta thekson se në listën e Universiteteve private të mbyllura është edhe ai ku u diplomua Renzo Bossi, djali i politikanit ekstremist italian Umberto Bossi.
Në shkrim pasqyrohet gjithashtu deklarata bombë e kryeministrit Rama, ku theksonte se kemi diplomuar 900 studentë të huaj, pa dhënë asnjë orë leksioni në gjuhë të huaj.Ndërkaq “Osservatorio Italiano” e nis shkrimin e saj me titullin: “ Shqipëria mbyll disa shkolla dhe Universitete, Rama: Na vjen keq, por nuk përmbushnin kriteret”
Skandal/ “Shqipëri, stuhi në Universitete, mbyllet dhe ai i Bosit”. Masa energjike nga kryeministri Edi Rama në disa institucione në vend, shkruan “Lettera 43”.
Një ditë më parë Ministria e Arsimit njoftoi krasitjen e 30% të Universiteteve private në vend. Plot 18 prej 59 universiteteve private i është vënë kyçi nga qeveria shqiptare pasi nuk plotësojnë kriteret, si dhe 6 filiale të universiteve publike do të mbyllen.Për 13 është propozuar pezullimi i aktivitetit, dhe për po aq janë vënë kushte që do ti mundësojnë vazhdimin e veprimtarisë.