Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i dyshuar për vrasje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2014, 13:01
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, Gani Geci, dyshohet se ka vrarë një person me inicialet R.SH në qendër të Skenderajt.I dyshuari Gani Geci, sipas policiës është ende në arrati dhe policia është duke vazhduar kërkimin për ta arrestuar atë.“Në bazë të informacioneve të policë që ka siguruar, dyshohet që aktin e vrasjes ta ketë kryer GaniGeci, i cili është ende në kërkim nga Policia”, tha për Radion Evropa e Lirë, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.Ai tha po ashtu se polica dhe prokuroria janë në rrugë hetimore për gjetjen edhe arrestimn e Gecit.Marrë nga Evropa e Lirë