Mbyllja e universiteteve, preken 6000 studentë, do studiojnë në shtetërorët
Tirane- Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaron se është hartuar një plan konkret për të sistemuar në institucionet e arsimit të lartë 6000 studentët të cilët ndiqnin studimet në universitetit të cilat qeveria urdhëroi mbylljen.Në takimin me drejtues të universiteteve ku iu dorëzua raporti ka pasur dhe debate me drejtuesit e Universiteve të private.Nga mbyllja e Universiteteve preken 6 mije studente “Po vijojmë me masat për situatën emergjente të vijueshmërisë së 18 institucioneve që u hiqet licenca. Kemi një plan konkret për ti sistemtuar në Institucione të Arsimit të Lartë publik në rajonin ku ata jetojnë, në mënyrë që të garantojmë vijueshmërinë e studimit të tyre. Ekipi ka krijuar punën për hartimin e modaliteteve dhe procedurave që do hartojnë qartësisht masën për 6 mijë studentë që preken nga ky vendi. Qetësisht, seriozisht pa dëmtuar familjen shqiptare dhe vijimin e studimeve të të rinjve e të reja. Duhet të them që faji nuk ësht i kësaj qeverie” tha ministrja Nikolla në takimin me drejtues të universiteteve për t’ju dorëzuar Raportin dhe komunikuar masat e parashikuara që u zhvillua sot paradite.Ministrja e Arsimit u shpreh e vendosur në vijimin e kësaj reforme duke paralajmëruar kontroll të rreptë të universiteve deri në plotësimin e të gjitha kritereve.“Ju garantoj se do të jeni fort të monitoruar në mënyrë që situata fort të trishta të formimit të studimit të universitar ti largojmë. Kemi hequr pjesën e kalbur të sistemit të arsimit të lartë por jemi shumë larg të arsimit të nivelit të lartë”Po ashtu, Ministrja gaantoi se këto institucione do të kenë gjithë mbështetjen e MAS për t’u kthyer në institucione që plotësojnë gjithë kuadrin ligjor.“Krahas mbështetjes, ju do të jeni po aq fortë të monitoruar përmes inspektimeve, për të verifikuar deri në fund rezultatet e arritura ndaj të gjitha rekomandimeve që janë në raport. Ju kërkoj t’i kushtoni vëmendje dhe energji të reja realizimit të rekomandimeve, në mënyrë që të mund të kaloni më pas ‘provimin’ e agjencisë britanike të akreditimit”, tha Nikolla.Pjese nga debati mes Ministres e krerëve të Universiteteve të penalizuar Në takimin me drejtues të universiteteve njëri prej tyre, Ylber Veizo, drejtues i Akademisë Profesionale të Biznesit, (për të cilin MAS ka marrë vendim për pezullim) tha se MAS ka dëmtuar imazhin duke bërë publike në media emrin e këtij universiteti pa njoftuar më parë vetë ata.Nga ana tjetër ministrja Nikolla i kujtoi se kishin mashtruar qytetarët në momentin kur në reklamën e vendosur e kishin quajtur Akademinë, Universitet.Ylber Veizo drejtues i "Akademisë Profesionale të Biznesit": "Ndihem në siklet që ndodhem në një pozitë të tillë që jam sot i kërcënuar nga një rrisk për marrjen e masave ndëshkimore. Akademia ka vitin e tretë. Kemi qenë në top listën e universiteteve private për të qenë më të mirët. Ne synonim të punonim, por performance nuk qenka kjo.Ministria e Arsimit erdhi me shkelje vetë. Pa na njoftuar ne për raportin bëri publike emrat në media.Shkolla Akademia e Biznesit e ka ngrënë goditjen e madhe. Ju nuk duhej të kishit pasqyruar në media pa na thënë neve. Janë biznese shumë sensibile. Grupi i punës s’ka reaguar fare për kërkesat tona. "Ministrja Nikolla: "Arsimi nuk është biznes. Për ne është shërbim tejet i çmuar për qytetarët. Nëse ju përmirësoni në një muaj 2 muaj unë dal para mediave dhe them Akademia e Biznesit ia doli. Keni statusin Akademi Biznesi por ju keni vendosur një tabelë Universiteti i Akademisë së Biznesit, ky është mashtrim publik që ju pezulloheni, (për t’ju thënë që I kam lexuar kërkesat tuaja) të mos merremi me të tjerat. Nuk keni statusin e universitetit por të akademisë. Ne kemi bërë vetëm kriteret e ligjshmërisë, hapin e dytë për cilësinë e mësimdhënies do e kemi më vonë."Ja universitetet qe u hiqet licenca ose u pezullohetHeqje e licencës:1. SHLUP "Vitrina"2. SHLUJ "Universiteti Kristal"3. SHLUJ "Justiniani I"4. Akademia e Ndertimit, Tiranë5. SHLP "Universiteti Elite"6. IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"7. Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës8. SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"9. Akademia Pedagogjike, Tiranë10. IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"11. IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"12. Kolegj profesional "Argent", Shkodër13. IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit15. Kolegjet Profesionale, private "Medicom"16. IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"17. SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër18. SHLUJ "Medikadent"Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:1. Universiteti "Aldent"2. SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)3. Kolegji Profesional privat "New Generation"4. SHLP "Logos"5. SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"6. Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"7. ShLAP "Pavarësia" Vlorë8. Akademia Profesionale e Biznesit9. IPAL "ISSAT"10. ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"11. SHLUJ "Justicia"12. SHLUP "Wisdom University"13. Universiteti privat "Albanian University"Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:1. Universiteti "Polis"2. Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"3. SHLUJ "Marubi"4. Universiteti "Epoka"5. IPAL "Shkolla e Lartë "Nehemia"6. Universiteti Europian i Tiranës7. SHLUJ "Universiteti i New Yorkut, Tiranë"8. SHLUJ "Luarasi"9. Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"10. "Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"11. SHLP "Tirana Business University"12. SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"13. SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti"Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter