Mbyllja e Universiteteve, Rama: Studentët do kenë një mundësi të dytë
Një ditë pas raportit të Ministrisë së Arsimit për Institucionet e Arsimit të Lartë, publik dhe privat ku u kërkua mbyllja e 18 Universiteteve, kryeministri Rama garanton të gjithë studentët e këtyre Universiteteve se do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e Ministrisë.Kjo u theksua edhe nga Ministrja Nikolla gjatë prezantimit të këtij raporti. Ajo theksoi se “asnjë student të mos ndihet keq nga kjo ndërhyrje. Edhe pse ligji parashikon se është institucioni privat që garanton, ne do ta tejkalojmë ligjin.”Në një pustim në rrjetin social facebook, kryeministri Rama shkruan se me këtë raport u çel një faqe e re në arsimin e lartë, ku sioas tij historia e turpshme e lulzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco-siç e quan ai, do marrë fund njëherë e mirë.“Faqja e re qe u çel dje me raportin publik të ligjshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë do të shkruhet deri në fund me transparencë të plotë, përgjegjësi kombëtare dhe vendosmëri ligjore e profesionale. Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. Studentet e universiteteve që do të mbyllen do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Bashkëngjitur lista e plote e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë emër për emër”, shkruan Rama.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter