Berat, burri torturon gruan për vdekje, e detyron të pijë fostoksinë
Berat-Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur mesditën e sotme Beratin. Burri ka vrarë gruan me mjete të forta.Sipas policisë Tomorr Zeqa 45 vjeç nga Ura Vajgurore, ka qëlluar me mjete të forta mbrëmjen e djeshme gruan e tij Mimoza 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.Por krimi thellohet edhe më tej, pasi në momentet e fundit të jetës Tomor Zeqo e ka detyruar bashkëshorten e tij të pijë helm, të llojit fostoksinë.Gazetarja Erjola Azizolli thotë se informacionet e para kanë ardhur nga Spitali Rajonal i Beratit mëngjesin e sotëm, ku Mimoza ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.Bluzat e bardha të spitalit konfirmuan se Mimoza Zeqo kishte shume pak shenja jete, pasi ajo kishte shume shenja dhune në trup dhe kokë.Në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm vetëm çifti Zeqo, pasi dy fëmijet nuk ishin në shtëpi. Kanë qenë banorët të parët që kanë dëgjuar sherrin mes çiftit.Sipas dëshmive të tyre pas sherrit mes çiftit, e kanë gjetur gruan në gjendje shumë të rëndë e cila ndërroi jetë sapo iu nënshtrua ndërhyrjeve të mjekëve.Gjithashtu mësohet se çifti Zeqo, kohët e fundit kishte pasur probleme dhe grindje të herëpashershme dhe që sot degjeneruan në vrasje.Për konfliktin e çiftit Zeqo kanë qenë në dijeni edhe motra dhe vëllai i viktimës të cilat kur kanë shkuar në spital kanë deklaruar se kanë pasur probleme.Pista kryesore ku policia po heton për këtë krim është ajo e zhelozisë.Në vitin 2008 Tomor Zeqo pas një konflikti për pronën me vëllain e tij Gramoz Zeqo i ka hedhur atij një grantë dhe si pasojë e shpërthimit të granatës janë plagosur të dy vëllezërit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.(Video: Gazetarja Erjola Azizolli në lidhje telefonike)(Në foto: Mimoza Zeqo, gruaja e vrarë sot nga bashkëshorti)