Divjakë, flakët djegin palestrën, rrezikoi banesat e tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Gusht 2014, 12:15
Divjakë- Një zjarr i befasishëm ka përfshirë një palestër në qendër të Divjakës.Palestra tre katëshe është pushtuar nga zjarri rreth orës 11:30 minuta dhe brenda 15 minutave është shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që në të njëjtën godinë ushtronte aktivitetin dhe filiali i një banke të nivelit të dytë.Banorët janë përpjekur të shpëtojnë aq sa mundën. Vonesa e zjarrfikëseve të nisur nga qyteti i Lushnjes ka bërë që në momentin e mbërritjes dëmi të ishte shkaktuar.Për rreth 60 minuta ka zgjatur tmerri i bizneseve përbri palestrës ndërkohë që është kërkuar prej kohësh që në Divjakë për shkak se ndodhet dhe masivi pyjor i Parkut Kombëtar të Pishës së Divjakës te ketë një stacion zjarrfikësesh.
(Foto nga vendi i ngjarjes)