Ushtria nis çmontimin e avionit të Riformatos, pas 3 muajsh do hiqet nga plazhi
Divjake- Forcat e bazës ajrore të Kuçovës kanë çmontuar avionin e rrëzuar në bregdetin e Divjakës dhe me të cilën dyshohet se do të kryhej trafik drogë përmes ajrit.Mjetet e ushtrisë kanë bërë fillimisht çmontimin e krahëve të avionit, për të bërë më pas transportimin e tij.Avioni i llojit "Piper", mesa duket, do të prehet në bazën ajrore të Kuçovës.Rreth orës 14:40 minuta te 10 majit 2014, avioni i vogël me pilot, italianin Giorgio Riformato u rrëzua në plazhin e Divjakës. Avioni ngeci në rërën e plazhit të Divjakës pas këputjes së rrotës.Në pyllin pranë plazhit u gjet dhe një makinë me rreth 460 kg hashash dhe sipas drejtuesit të mjetit, lënda narkotike do të ngarkohej në avionin e rrëzuar për t'u trafikuar drejt Italisë.Ngjarja deri tani ka çuar në arrestimin e katër të implikuarve, pilotit italian Giorgio Riformato, Saimir Bajramit, Kleviol Ahmetit dhe Aurel Pupës, ndërsa është shpallur në kërkim Mariglen Ymeraj, i cili dyshohet se është bashkëpunëtori i pestë i trafikantëve të drogës nëpërmjet avionit të kapur në Divjakë. Ai është ish-polic i Antidrogës në Policinë e Sarandës, Mariglen Ymeraj.(Në foto: Sot në mëngjes gjatë çmontimit të avionit të rrëzuar në bregdetin e Divjakës)Çfarë ka ndodhur nga momenti kur u rrëzua avioni në DivjakëOra News.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter